Dy efektivë të policisë kufitare në Muriqan dhe Shëngjin janë arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Ata janë Luan Xheka ndihmës kontrollor në doganën e Muriqanit dhe Bardhok Preçi përgjegjës turni në stacionin e policisë kufitare të Shëngjinit.

Dy policët merrnin 100 Euro duke lejuar persona të ndryshëm të udhëtonin drejt vendeve Shengen, të cilëve u ishte ndaluar kalimi në këtro shtete. Ata regjistronin dhe vendosnin vula fiktive në mënyrë që të shmangnin shkeljen e afatit të qëndrimit në zonat Shengen. Gjykata ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”.

/tvklan.al