Fier –Një çift bashkëshortësh të shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mashtruar persona të ndryshëm me pretendimin se do i punësonin. Në pranga ka rënë Fisnik Kajolli, 34 vjeç dhe bashkëshortja e tij Migena Kajolli, 27 vjeçe banues në Dërmënas, Fier.

Ata u kanë premtuar disa qytetarëve se do i punësonin në kompani të ndryshme private dhe u kanë marrë shuma të konsiderueshme parash prej rreth 200 mijë euro.

Për këta persona, Gjykata e Shkallës së parë Fier, me vendimin e datës 17.05.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Mashtrim i kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda”.

/tvklan.al