Dy ditë pas tentativës për të vrarë biznesmenin nga Sallmone e Shijakut Dashamir Gjoka, arrihen të zbardhen dhe emrat e personave  të dyshuar për ngjarjen.

Ndaj 46 vjeçarit që udhëtonte me një mjet të blinduar bashkë me fëmijët u qëllua disa herë me armë zjarri nga një makinë tjetër që ju doli paralel.

Burime nga Policia e Durrësit bëjnë me dije për tvklan.al  se janë idenifikuar Morel Kërtalli dhe Enkeli Kërtalli përkatësisht vëllezër me njëri tjetrin.

Dy të rinjtë të cilët udhëtonin me një automjet tjetër kanë qëlluar në xhamin e parë dhe në pjesën e derës së mjetit të blinduar  tip “Mercedez- Benz” me 27 plumba.

Enkeli Kërtalli rezulton i dënuar  më herët nga gjykata për veprën penale të moskallzimit të krimit, për një tentativë vrasje të djalit të dajës së tij  Renato Xhija me 10 Gusht të vitit 2003.

Për dy vëllezërit po punohet intensivisht për kapjen e tyre ndërsa po kërkohet dhe bashkëpunimi i familjarëve./tvklan.al