Dy persona janë arrestuar nga Policia e Elbasanit gjatë një operacionit të koduar “Premtimi”, të cilët falsifikonin pasaporta për të dërguar njerëz në Angli dhe Gjermani. Të arrestuarit janë Musa Rama 60 vjeç dhe Arben Hako 51 vjeç, të dy të dënuar më parë.

Dy të arrestuarit kryenin këtë aktivitet kriminal prej disa kohësh përkundrejt përfitimit 10 mijë Euro deri në 16 mijë Euro për person.

Nga kontrolli i banesave të tyre, policia sekuestroi një automjet me targa AA 630 OD, shtatë celularë, 14 pasaporta biometrike të shtetasve të ndryshëm, 80 copë dokumente në gjuhën shqipe dhe gjermane, 35 certifikata personale dhe familjare shtetasish të ndryshëm si dhe 13 copë certifikata shkolle dhe trajnimesh, dhe një sasi parash prej 850 Euro. Vazhdon puna hetimore edhe ndaj personave të tjerë bashkëpuntorë të impilikuar në këtë aktivitet kriminal./

tvklan.al