Tre persona janë arrestuar në Korçë për shpërndarje të drogërave të forta. Policia vuri në pranga Julian Gegën (Mingo) 39 vjeç, Mikel Mingon 24 vjeç dhe Mondi Mingon 42 vjeç.

Në dyqanin që shërbente si servis celularësh në pronësi të Mondi dhe Mikel Mingos, të marrë në përdorim nga Julian Gega, u gjetën 13.2 gramë heroinë e ndarë në disa doza. Një pjesë e tyre iu gjetën Julian Gegës gjatë kontrollit fizik.

Gjithashtu, Julian Gega tregëtonte edhe aparate satelitore pa dokumentacionin dhe autorizimin përkatës, si edhe rreth 300 aksesorë të ndryshëm telefonash, për të cilat nuk dispononte fatura.

/tvklan.al