Greqi-

“Ishin kthyer në tmerrin e pronarëve të banesave në të gjithë Atikën”.

Kështu shkruajnë mediat greke për 5 shqiptarët e arrestuar për mbi 70 vjedhje. Tre prej tyre arritën të largoheshin në datë 19 Qershor nga qelitë e paraburgimit të një komisariatit në periferi të Athinës. Të arratisurit janë: Marjus Dedolli, Gertian Vrushaj, Laske Gjikuli, ndërsa të dy të tjerët janë Panajot Mahmutaj,  Endrit Tahiri 

Shqiptarët janë të moshën 34 vjeç deri në 47 vjeç. Mësohet se vlera e vjedhjeve të tyre shkonte mbi 400 mije euro.

Ditën e martë tre shqiptarët u arratisën në orët e para të mëngjesit nga qelitë e paraburgimit të një komisariatit në periferi të Athinës. Ata u hodhën nga qelia e ndodhur në katin e dytë të ndërtesës, pasi kishin prerë me sharrë hekurat e dritares së qelisë. Bëhet fjalë për një lartësi 10 metra nga toka./tvklan.al

Laske Gjikuli

Panajot Mahmutaj

Radion

alias

Endrit

alias

Hazbi Tahiri

alias

Harizi

Gertian Vrushaj

Marjus Dedolli