Korçë-

“Shpërdoruan detyrën”,

arrestohen tre doganierë të Kapshticës dhe tre persona të tjerë për veprat penale

“Kontrabanda me mallra të tjera”

dhe “

Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë

”.

Në pranga kanë rënë Floben Guxho, 46 vjeç, banues në Tiranë, Klodian Nastimi, 34 vjeç, banues në Devoll dhe Renato Molla, 33 vjeç, banues në Pogradec, (të tre me detyrë doganier në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë). Gjithashtu u arrestuan dhe Kristi Meslani, 23 vjeç, Rezart Shega, 29 vjeç, dhe Mario Berberi, 26 vjeç, të tre banues në Devoll.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Dishnicë, nga shërbimet e Policisë, janë kapur Kristi Meslani dhe Rezart Shega të cilët drejtonin mjetet me targa AA 170 UF dhe AA 226 GH, duke transportuar një sasi të konsiderueshme me pije energjike dhe pije të tjera, të dyshuara si kontrabandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërsa Mario Berberi, dyshohet të jetë porositësi i këtij malli. Nga verifikimet e kryera, rezulton se këto mjete kanë kaluar nga Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, ku dyshohet se nuk i janë nënshtruar procesit përkatës të kontrollit doganor.

/tvklan.al