Tvklan.al zbardh emrat e personave të cilët mbetën të plagosur në aksidentin e rëndë të ndodhur mesditën e kësaj të shtune në aksin Gramsh-Kërpiçë.

  1. Joana Çuedari 17 vjeç
  2. Buqe Gaxholli 60 vjeç
  3. Nafie Rrodhe 61 vjeç
  4. Enxhi Selimi 25 vjeç
  5. Kristian Lami 25 vjeç
  6. Gurim Pasho 55 vjeç
  7. Orinda Bollobani 29 vjeç
  8. Selman Rrodhe
  9. Ariol Xhepexhiu 47 vjeç (shoferi)
  10. Ervehe Pasho 54 vjeç.

Tvklan.al mësohen se 4 prej të plagosurve janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Të gjithë të lënduarit janë nisur për ndihmë më të specializuar mjekësore drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

“4 nga ata janë të rrezikuar, janë rëndë, duke futur këtu edhe shoferin. Sepse shoferin e kam parë vetë, që duke bërë ekzaminimet tek grafia kishte një traumë, mendoj që mund të kishte ndonjë hemorragji të brendshme. Të gjithë personat i kemi transportuar duke dhënë ndihmën mjekësore këtu dhe duke na u ofruar ndihma e menjëhershme nga urgjenca kombëtare. Helikopteri erdhi për një rast të rëndë, nga këta. Një nga këta ishte e nevojshme për helikopter”, thotë për tvklan.al, doktoresha Zamira Bezati nga spitali i Gramshit.

Të gjithë këta persona udhëtonin me minibusin që drejtohej nga 47-vjeçari Ariol Xhepexhiu, që doli nga rruga në rrethana ende të paqarta dhe ra në greminë.

Nga ngjarja e rëndë humbi jetën 30-vjeçari Ledian Lami, nga fshati Terrovë i Skraparit. Ndërsa nga ngjarja mbeti i plagosur vëllai i tij, Kristian Lami 25 vjeç./tvklan.al