Katër persona janë arrestuar pasi merrnin ryshfet për të kaluar automjetet në pikën e kolaudimit në Fushë-Prezë të Tiranës.

Të arrestuarit janë një Albert Allushi 31 vjeç, inxhinier në pikën e kolaudimit dhe tre persona të tjerë me detyrë agjentë të një kompanie sigurimi mjetesh. Ata janë Arbër Cenuka 28 vjeç, Gëzim Sorra 29 vjeç, Haxhi Marqeshi 30 vjeç.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se gjatë muajit maj 2018, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri – tjetrin, gjatë testimit të kontrollit teknik të mjeteve, kanë kaluar mjete me mangësi teknike duke iu kërkuar dhe marrë shuma monetare pronarëve të këtyre mjeteve, ku agjentat e kompanive të sigurimit të mjeteve (shtetasit Arbër Cenuka, Gëzim Sorra dhe Haxhi Marqeshi), luanin rolin e sekserit midis pronarëve të mjeteve dhe inxhinierit të Pikës së Kolaudimit të Mjeteve (shtetasit Albert Allushi). Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari korruptive.

/tvklan.al