Policia e Sarandës ka goditur një rast të trafikut të drogës nga vendi ynë drejt Greqisë. Në pranga kanë rënë Alment Bakullati 27 vjeç dhe Klement Domeri 35 vjeç, të dy nga fshati Shalë i Konispolit.

Policia kufitare shqiptare, në bashkëpunim me atë greke, kishin marrë informacion për dy personat që do të trafikonin 33 kg kanabis përmes kufirit të gjelbër nga pika e Konispolit.

Bakullari dhe Domeri u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Piramida” nga efektivët e policisë kufitare, dhe akuzohen për trafik droge të kryer në bashkëpunim.

/tvklan.al