Policia e Tiranës ka dhënë informacion për ngjarjen e rëndë në kryeqytet, ku u vra një vajzë e re. Viktima është Ariela Murati, 21 vjeç, me origjinë nga Berati, por me banim në Fier, studente e Drejtësisë në vitin e tretë. Ajo u qëllua me armë përpara Fakultetit të Mjekësisë dhe ndërroi jetë menjëherë.

Autori i dyshuar është Aldison Belulaj 23 vjeç, gjithashtu nga Fieri. Pasi vrau studenten 21-vjeçare, qëlloi edhe veten me armë, por ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë.

Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë ishte kërkesa për lidhje, e refuzuar nga vajza.

Grupi hetimor në vendgjarje ka sekuestruar paraprakisht në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe dy gëzhoja.

/tvklan.al