Katër persona janë arrestuar nga policia e Beratit. Mësohet se të rinjtë shpërndanin drogë të llojit heroinë. Në pranga kanë rënë: Argent Myftari, 31 vjeç, banues në Berat, Françesko Mehmetaj, 19 vjeç, banues në Kuçovë, (i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”), Alvaro Merka, 37 vjeç, banues në Kuçovë, (i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”) si dhe Geri Molishti, 36 vjeç, banues në Berat, (i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.)

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat shërbimet e policisë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 17 doza të dyshuara si lëndë narkotike e llojit Heroinë me peshë 3.5 gram, një dozë kanabis, fara të dyshuara narkotike, një bimë e kultivuar narkotike. Gjithashtu u sekuestrua dhe një armë gjahu çifte me 4 fishekë, e dyshuar si e vjedhur në datën 19.05.2018 në banesën e shtetasit J.Q. . Një shumë lekësh, tre telefona dhe dy automjete. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve të gjahut dhe armve sportive”.

/tvklan.al