Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim për kultivim droge.

Altin Logu, 31 vjeç, banues në Lagjen “Ndoc Mazi” Shkodër,  pasi Gjykata Apelit Shkodër e ka denuar me 7 vite burg me vendim nr 237, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Gjithashtu në pranga ka rënë Qani Hamzaj, 40 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendim të formës së prerë, nr. 513 datë 20.09.2017, e ka dënuar 3 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 284, 25 të Kodit Penal.

/tvklan.al