Vasilika Hysi, Besnik Baraj, Eglantina Gjermeni, Sadi Vorpsi, Ditmir Bushati, Dritan Leli, Musa Ulqini. Këto janë emrat të cilët nuk do të jenë pjesë e listave për kandidatë në radhët e Partisë Socialiste, për zgjedhjet e 25 Prillit.

“Vasilika Hysi ka deklaruar që largohet mbas 3 mandateve si deputete e Partisë Socialiste, Besnik Baraj largohet pas 4 mandateve. Eglantina Gjermeni, 4 vjet ministre, 12 vjet deputete largohet. Sadi Vorpsi, Prefekt i Tiranës largohet. Ditmir Bushati largohet zyrtarisht. Kanë refuzuar kandidimin Dritan Leli, i cili nuk ka pranuar të largohet nga Bashkia e Vlorës dhe Musa Ulqini që nuk ka pranuar vendin në të cilin është vendosur”, tha nga studio e “Opinion”, Blendi Fevziu.

Ndërkohë, gazetarja e Tv Klan, Elja Zotka nga selia rozë zbuloi detaje nga mbledhja e kryesisë së PS.

“Kur kanë dalë, anëtarët e kryesisë, drejtuesit politikë nuk ishin dhe shumë entuziastë të paktën në këto momente na ka ngelur vetëm të lexojmë mimikën e tyre dhe gjuhën e trupit, sepse mbledhja ishte shumë hermetike dhe shumë pak lajme rrodhën prej saj, përveçse kishte debate shumë të forta, që lidhej kryesisht me listën e Tiranës, por edhe me Shkodrën. Mësohet se ka pasur një debat edhe mes Kryeministrit Rama dhe vetë Ditmir Bushatit, i cili ishte në Zoom, nuk ishte në selinë e PS në këtë mbledhje”./tvklan.al