Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër ka dërguar për gjykim 11 të pandehur, të cilët prej shumë vitesh kishin rekrutuar disa vajza dhe i shfrytëzonin për prostitucion në disa lokale dhe hotele në qytetin e Shkodrës, e më pas paratë e përftuara nga kjo veprimtari kriminale i riciklonin në aktivitetet tregtar dhe ndërtimtari.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat bëhet me dije se Porkuroria ka dërguar për gjykim grupin e kryesuar nga Rinard Tata, dhe 10 persona të tjerë, të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, pastrim të produkteve të vepres penale, dhe disa vepra të tjera penale.

Gjithashtu në funksion të këtij hetimi është vendosur sekuestro preventive mbi godinën Bar-Kafe ”TATA”, e ndodhur në Lagja ”Manush Alimani”, Shkodër në pronësi të të pandehurit Rinard Nikollë Tata.

Njoftimi:

Personat që janë dërguar për gjykim janë:

1. I pandehuri Rinard Tata ( alias Federik Tota ), lindur dhe banues në Shkoder, i arrestuar, i dënuar edhe më parë, i cili akuzohet se ka kryer veprat penale të:

1. “Shfrytezim i prostitucionit“ parashikuar nga neni 114/2 te K.Penal, në dem të disa femrave.

2. “Mbajtja e lokaleve per prostitucion“ parashikuar nga neni 115 i K.Penal.

3. “Ushtrimi pa liçence i veprimtarive financiare “parashikuar nga neni 170/ç i K.Penal.

4. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarise kriminale “parashikuar nga neni 287 te K.Penal, duke ricikluar ne aktivitetin e tij privat, dhe ndërtimtari paratë e perfituara nga shfrytezimi i prostitucionit.

5. “ Vjedhja e energjise elektrike ose impulseve telefonike “ parashikuar nga neni 137/2 te K.Penal , per qellime biznesi.

6. “Ndertimi i paligjshem “ parashikuar nga neni 199/a/1 te K.Penal , pasi ka ndertuar 3 kate mbi pronen e tij ekzistuese.

2. E pandehura Sunila Mehja, e bija e Qemalit dhe Fejzies, lindur dhe banuese ne Shkodër, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer veprat penale te:

1. “ Shfrytezimit te prostitucionit “ parashikuar nga neni 114/2 te K.Penal, në dem te disa femrave.

2. “Mbajtja e lokaleve per prostitucion “ parashikuar nga neni 115 i K.Penal .

3. I pandehuri Kastriot Musa, lindur ne Barbullush, Shkoder, i arrestuar, i cili akuzohet se ka kryer vepren penale të:

“Shfrytezimit te prostitucionit“ parashikuar nga neni 114/2 te K.Penal , ne dem te disa femrave.

4. E pandehura Ardita Muça, lindur e banues në Shkodër, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer vepren penale të:

“Prostitucionit“ parashikuar nga neni 113/1 i K.Penal.

5. E pandehura Angje Ndrecaj, lindur dhe banuese në Manati, Lezhë, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer vepren penale të:

“ Prostitucionit” parashikuar nga neni 113/1 i K.Penal.

6. E pandehura Anita Lleshi, lindur në Burrel dhe banuese në Kamez, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer vepren penale të:

“Prostitucioni“, parashikuar nga neni 113/1 i K.Penal.

7. E pandehura Albana Musa, lindur ne Korçe dhe banuese në Bushat, Vau Dejes, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer vepren penale te:

“Prostitucionit” parashikuar nga neni 113/1 i K.Penal.

8. E pandehura V.H, e hetuar në gjendje të lirë, e cila akuzohet se ka kryer vepren penale të:

“Prostitucionir“ parashikuar nga neni 113/1 i K.Penal.

9. I padehuri E.L, i hetuar në gjendje të lirë, i cili akuzohet se ka kryer vepren penale të:

“Prostitucionit“ parashikuar nga neni 113/2 te K.Penal.

10. I pandehuri E.C, i hetuar në gjendje të lirë, i cili akuzohet se ka kryer vepren penale të:

“Prostitucionit” parashikuar nga neni 113/2 te K.Penal.

11. I pandehuri M.P, i hetuar në gjendje të lirë, i cili akuzohet se ka kryer vepren penale të:

“Prostitucionit“ parashikuar nga neni 113/2 te K.Penal./tvklan.al