Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës gjatë një aksioni nga blutë e kryeqytetit, të cilët shisnin lëndë narkotike në vend të ndryshme.

Në një njoftim për mediat, policia thotë se të arrestuarit shisnin heroinë e kanabis, ndërsa një person tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Fation Kalemaj 36 vjeç u arrestua tek zona e Doganës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar i’u gjet 1 dozë heroinë, 5 doza kanabis. dhe 2 celularë)

Artil Shalari 40 vjeç dhe Zymer Jerina 37 vjeç u arrestuan në një lokal në Yzberisht, si dhe u procedua në gjendje të lirë një 40-vjeçare. Atyre ju gjetën dhe bllokuan 3.2 gramë heroinë dhe në banesën e O. Sh., iu gjetën e bllokuan 2 doza lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Enzo Meçi 25 vjeç dhe Ilir Kadumi 35 vjeç u arrestuan në rrugën “Bardhyl“, pasi gjatë kontrollit të mjetit të shtetasit I. K., tip “BMV” dhe pasagjer shtetasin E. M., ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale disa qese farmaceutike me 85 doza lëndë kanabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

/tvklan.al