LAJM I PËRDITËSUAR| Elbasani tronditet sërish. Të shtënat me armë zjarri i morën jetën një personi mbrëmjen e kësaj të marte, ndërsa bashkëshorja e tij mbeti e plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Skënderbej”.

Burime paraprake për tvklan.al thonë se viktimë nga ky atentat ka mbetur Everest Çaka, 41-vjeç. Ai po udhëtonte me makinë së bashku me bashkëshorten e tij, Silvana Çaka kur persona të pa identifikuar hapën zjarr në drejtim të tyre. Kjo e fundit ka mbetur e plagosur në dorë jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende, ashtu sikurse edhe autorët. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policore.

Policia e Elbasanit, informacion paraprak për ngjarjen

Rreth orës 20:10, në lagjen “Skënderbej”, Elbasan, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri në mjet shtetasi E.Ç, rreth 41 vjeç si dhe është plagosur në dorë bashkëshortja e tij shtetasja S.Ç., jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë
rrethuar zonën.

Janë ngritur pika konrolli në hyrje-daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve./tvklan.al