Katër persona u arrestuan nga Policia e Shkodrës të akuzuar për dhënie ndihme të kalimit të paligjshëm të kufirit.

Operacioni i koduar “Wrong Wey” ka vënë në pranga Bashkim Alijajn, Halil Hafuzin, Gentjan Boçkun dhe Adem Çelën të katërt banues në Tiranë.

Arrestimi u bë në hyrje të qytetit, pasi u kapën duke transportuar 15 shtetas të huaj të vendeve të treta me qëllim kalimin e tyre nëpërmjet kufirit të gjelbër drejt Malit të Zi dhe destinacion final vendet e BE.

Policia tha se sekuestroi 4 automjetet me të cilat po bënin transportimin e shtetasve të huaj./tvklan.al