Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi tentuan të vrisnin një 20-vjeçar një ditë më parë.

Të arrestuarit janë Nikoll Përlleshi 31 vjeç dhe Bidë Deda 48 vjeç. Ndërsa në kërkim është shpallur një 17-vjeçar me iniciale J.B.

Policia sqaron se këta tre persona në lagjen Nr.15, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin duke e goditur disa herë me thikë në 20-vjeçarin me iniciale D.D. Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me paramendim” në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe

” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

/tvklan.al