Shtatëmbëdhjetë persona pjesë e një grupi kriminal që kontrabandonte kafe dhe cigare u arrestuan nga njësia e Antikrimit të Policisë së Tiranës, gjatë operacionit të koduar “kontrabanda 2018”.

Pesë persona të tjerë janë ende në kërkim, ndërsa ndaj tyre janë ngritur akuzat e “Kontrabandë me mallrat e akcizës” dhe “tregtim transportim të mallrave që janë kontrabandë”. Astrit Vila 56 vjeç, banues në Tiranë dyshohet se ishte organizatori i kësaj skeme të kontrabandës së kafesë dhe cigareve. Ai është një nga personat e arrestuar.

Pamjet i përkasin ambienteve të magazinave ku u bllokuan 2.7 tonë kafe kontrabandë që besohet se importohej nga Greqia. Vlera e kafesë së bllokuar arrinte në shifrën e 900 mijë Lekëve. Po ashtu më tepër se 100 mijë paketa të markës “Trokadero”, me vlerë 28 milionë Lekë, u bllokuan gjatë operacionit. Po kështu dy automjete që shërbenin për transportin dhe shpërndarjen e mallrave u sekuestraun nga policia.

Sipas njoftimit të policisë grupi po gjurmohej prej disa muajsh nga oficerët e antikrimit ekonomik. Hetimi zbuloi se grupi vepronte në mënyrë të strukturuar duke organizuar importimin e kafesë, magazinimin, shitjen dhe shpërndarjen e kafesë dhe cigareve kontrabandë.

Të arrestuar:

Astrit Vila, 56 vjeç

Dashamir Ymeri 46 vjeç

Edvin Aliko, 51 vjeç

Xhoi Besholli, 23 vjeç

Agim Velo, 44 vjeç

Merushe Xhani, 54 vjeçe

Olsi Hamolli, 39 vjeç

Artan Hamolli 46 vjeç

Valter Kondi, 56 vjeç

Fredi Bejkollari, 44 vjeç

Bujar Beqiri, 53 vjeç

Divlon Gjoni, 33 vjeç

Arben Pervataj, 44 vjeç

Admir Zylfo, 31 vjeç

Petrit Mëcuku, 60 vjeç

Bektesh Gica, 56 vjeç

Amario Hoxha, 29 vjeç

Tv Klan