Policia italiane ka sekuestruar 120 kilogramë kanabis në Ferrara dhe ka arrestuar pesë persona, të cilët janë shqiptarë, marokenë dhe spanjollë.

Sipas hetuesve, vlera e drogës do të kapte vlerën e 1 milionë Euro nëse do të shitej me pakicë.

Sipas mediave italiane, shqiptarët e arrestuar janë Vital Meco 43 vjeç, Tonin Bibaj 33 vjeç dhe Alfred Gjoka 36 vjeç, ndërsa dy të tjerët Joaquin Martinez 37 vjeç dhe Nour Eddine Benazzi 43 vjeç.

Droga u gjet e fshehur nga policia në një kamion mallrash që transportonte mandarina, portokall dhe shegë. Nga hetimet e deritanishme, rezulton se marijuana ishte transportuar nga Spanja dhe destinacion ishte tregu italian.

Në momentin e arrestimit, kamioni drejtohej nga spanjolli ndërsa marokeni ishte pasagjer, kurse tre shqiptarët ishin persona që po prisnin ngarkesën. Hetimet janë duke vazhduar për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë rast të trafikut të drogës.

/tvklan.al