Policia e Lezhës dhe e Shkodrës, të mbështetur edhe nga njësi të FNSH-së, ndërhynë në banesat e dy vëllezërve Lin e Kreshnik Mujeci, përkatësisht 38 e 30 vjeç, në Torovicë të Lezhës.

Ata akuzohen së në bashkëpunim me vëllnë e tyre të tretë Jozef Mujeci, vranë me 6 tetor të vitit të kaluar, Gegë Mëhillin që shihni në këtë foto i njohur edhe si Gent Mëhilli, apo Gent Pjetri. Arrestimi i dy vëllezërve vjen fiks një vit pas vrasjes duke i dhënë operacionit emrin e koduar “One Year”.

Dy vëllezërit Mujeci u morën shtrati thuajse të zhveshur siç shihet në këto pamje dhe më pas u dërguan në Shkodër.

Një ditë pas vrasjes ishte arrestuar vëllai i tyre Jozef Mujeci, 21 vjeç. Ngjarja ndodhi në rrugën nacionale Shkodër- Velipojë, pranë vendit të njohur si Mali i Jushit.

 Sipas policisë ai së bashku me vëllezërit e tij, i kishin prerë rrugën kamionit me të cilin Mëhilli transportonte miell. Kur ai braktisi automjetin dhe tentoi të largohej përmes fushave, vëllezërit hapën zjarr ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend. Shkak për ngjarjen, ishte bërë një konflikt mes viktimës dhe vëllezërve një ditë më parë.

Tv Klan