Gjykata italiane ka dënuar me 30 vite burg shqiptaren Renata Keta 55 vjeç, e cila vrau të moshuarën Danielle Chatelain për të cilën paguhej që të kujdesej për të.

Ngjarja ndodhi majin e vitit 2016 në një apartament në Via Oberdan në Itali. Viktima jetonte së bashku me autoren, e cila ishte punësuar për tu kujdesur për gruan zvicerane, raporton Ansa.

Avokatja mbrojtëse e shqiptares tha për mediat se do ta apelojë dënimin e dhënë ndaj Renata Ketës.

/tvklan.al