Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, në banesën e të cilit janë gjetur e sekuestruar drogë e armë.

Policia thotë se në flagrancë arrestuan Markos Berberaj. Në banesën e tij u gjetën 30 doza lëndë narkotike kanabis dhe një armë gjahu pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. /

tvklan.al