Një avokat në Tiranë është arrestuar për mashtrim, pas nuk dorëzoi një shumë parash. Bëhet fjalë për Myrteza Myftarin 56 vjeç.

Policia thotë se ndaj tij ka bërë kallëzim një qytetar me iniciale M.S.

Ky i fundit deklaroi se më 2 maj 2013, avokati Myftari ka marrë një shumë prej 2.722.424 lekë të reja

(27 milionë lekë të vjetra)

, si dëmshpërblim për dëmin shëndetësor me pasojë vdekjen për shtetasin F.R., shumë të cilën nuk ia ka dorëzuar familjes të së ndjerit.

 Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Mashtrim”. /

tvklan.al