Biznesmeni i gazit në Fier, Orvel Hebeja 36 vjeç është arrestuar sërish nga policia. Kësaj radhe ai akuzohet për ushtrim dhune dhe largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit.

Policia e Fierit thotë se 36-vjeçari kishte masën e sigurisë “arrest shtëpie” në lidhje me çështjen gjyqësore të 59 kg heroinë të kapur në vitin 2014.

Sipas policisë, Hebeja ishte larguar nga banesa dhe kishte dhunuar 28-vjeçaren me iniciale O.A. duke e goditur me grushte në kokë.

Ai u arrestua sërish nga uniformat blu ditën e djeshme dhe akuzohet për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Në vitin 2014, Orvel Hebaja u arrestua pasi në Turqi në kamionin e kompanisë së tij u gjet 59 kilogramë heroinë. Por, Gjykata e Krimeve të Rënda e la të lirë më pas duke vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

/tvklan.al