Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës ndalojnë një shtetas të shpallur në kërkim kombëtar. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg.

Në pranga ka rënë Robert Kariçi, 25 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, shtetasin e mësipërm e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg për veprën penale” Vjedhje me dhunë në bashkëpunim” parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

R.Kariçi është person me precedentë penalë të mëparshëm po në fushën e veprave penale kundër pronës dhe për trafikim të mjeteve motorike.

Për veprime të mëtejshme procedurale i’u dorëzua Efektiveve të Komisariatit të Policisë Sarandë.