Policia ka arrestuar një 46-vjeçar në Durrës, që shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave të këtij qyteti. Ardian Llana u arrestua në flagrancë nga uniformat blu në afërsi të një shkolle në kuadër të operacionit të koduar “Fusha e rërës”.

Policia kishte informacion se 46-vjeçari posedonte armë zjarri dhe lëndë narkotike kanabis dhe heroinë, të cilat tentonte t’i shpërndante nëpër shkolla. Atij iu gjetën dhe iu sekuestruan 56 gram kanabis dhe 7 doza heroine gjatë kontrollit fizik. Ardian Llana ka qenë i dënuar më parë për vrasje me dashje.

/tvklan.al