Pas më shumë se dy vitesh, një 30-vjeçar shqiptar i kërkuar për vrasje është arrestuar në Holandë. Ai është Bojken Zeqo, i akuzuar për një ngjarje të rëndë të ndodhur më 12 Janar 2015 në Itali.

30-vjeçari u kap në Roterdam gjatë një aksioni të zhvilluar nga policia holandeze në bashkëpunim me kolegët e tyre italianë që e kishin shpallur në kërkim.

Në vitin 2015, Bojken Zeqo së bashku me 6 persona të tjerë rrahën për vdekje një 24-vjeçar maroken të quajtur Said Wahdoud.

Policia italiane tha në atë kohë se marokeni u dhunua për vdekje pasi kishte bezdisur disa prostituta që menaxhoheshin nga Bojken Zeqo dhe bashkëpunëtorët e tij. Pas krimit, ai u arratis dhe ka qenë në kërkim për dy vite e gjysmë. Zeqo pritet të ekstradohet në Itali, ku do të përballët me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Një vit më parë, gjykata italiane dënoi me burg edhe 5 bashkëpunëtorë të Bojken Zeqos. Ogert Rakipaj u dënua me 16 vite e dy muaj burg, ndërsa Izmir Krasniqi, Redion Rakipaj, Naim Vargu dhe Bojken Zeqo, u dënuan me 30 vjet burg.

/tvklan.al