Në fillim kërcënoi pronarin e një dyqani. Më pas i dëmtoi vitrinën. Në fund vdiq.

Vdekje tragjike për shqiptarin 42-vjeçar Klodjan Zoga. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, ai u plagos kur theu xhamin e dyqanit. Por nuk e kuptoi që ishte lënduar. Disa metra larg dyqanit u gjet i vdekur.

Sipas asaj që shkruan Il Messaggero, Zoga shkoi të kërcënonte Fabrizio Marra-n në Cocumola, pranë Lecce-s. 42-vjeçari u gjet i vdekur brenda makinës së tij.

Sipas hetimeve paraprake, mendohet se shqiptari ka ndaluar makinën kur ka parë që ka qenë i plagosur. Megjithatë për shkak të hemorragjisë ndërroi jetë. Fatale për të ka qenë fakti që nuk ka marrë në telefon urgjencën.

Sipas autoriteteve, Zoga ishte murator, pronar i një kompanie të vogël. Karabinierët kanë nisur punën për të identifikuar arsyet pse shqiptari sulmoi dyqanin e italianit. Paraprakisht dyshohet se shkak kanë qenë arsyet profesionale, megjithatë investigimet pritet që të nxjerrin të vërtetën./tvklan.al