Policia ka arrestuar një person si autorin e 10 banesave në Himarë. Në pranga ka rënë Kristaq Andoni, 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili është autori i 10 vjedhjeve të banesave të kryera në Vuno, Himarë, të dokumentuara si më poshtë:

1- Në datën 05.01.2018 – vjedhja e banesës së shtetases Gj.B.

2- Në datën 20.03.2018 – vjedhja e banesës së shtetasit K.Ll.

3- Në datën 07.06.2018 – vjedhja e banesës së shtetases A.K.

4- Në datën 19.06.2018 – vjedhja e banesës së shtetases V.B.

5- Në datën 25.06.2018 – vjedhja e banesës së shtetasit K.P.

6- Në datën 28.06.2018 – vjedhje e banesës së shtetasit V.A.

7- Në datën 16.07.2018 – vjedhja e banesës së shtetases Gj.B.

8- Në datën 30.07.2018 – vjedhja e banesës së shtetasit A.K.

9- Në datën 30.07.2018 – vjedhja e banesës së shtetasit F.D.

10- Në datën 17.08.2018 – vjedhja e banesës së shtetasit P.B.

Në këto banesa të banuara dhe të pabanuara, janë vjedhur kryesisht vegla pune, shuma lekësh, bizhuteri, sende të ndryshme etj.

Gjithashtu në momentin e kapjes, gjatë kontrollit që është ushtruar në automjetin me të cilin 38-vjeçari udhëtonte të markës “Peugeot” me targa TR 301 CTX, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike prej 1.3 gramë, e dyshuar e llojit “Kokainë”.

Materialet janë referuar në Prokurori për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”.

/tvklan.al