Dhuna në familjet shqiptare vazhdon të jetë prezente. Një 48- vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi ka dhunuar motrën e tij. Në pranga ka rënë Llazar Lule, 48 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i tij  u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, 52 vjeçares me inicialet V.L,.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

/tvklan.al