Ky është i riu që humbi jetën në Elbasan si pasojë e aksidentit të rëndë. Kledis (Dashamir) Deda, 35 vjeç, udhëtonte në makinën Volkswagen si pasagjer, kur mbrëmjen e 3 Janarit u përplas me një minibus.

Kledis (Dashamir) Deda

Si pasojë e këtij aksidenti, Deda mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua në spital. Por aty, 35-vjeçari nuk mundi të fitonte dot betejën me plagët e rënda dhe humbi jetën.

Gazetari Edison Vatnikaj raporton për Tvklan.al se i riu udhëtonte në të njëjtën makinë me nusen e tij në momentin e ngjarjes. Ajo është dërguar në spital gjithashtu paai drejtonte mjetin në momentin e aksidentit dhe ndodhet në gjendje kome.

Makina ku udhëtonte i riu

Siç duket nga pamjet, makina tip Volkswagen kabriolet është shkatërruar e gjitha për shkak të përplasjes së fortë.

Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur edhe pesë pasagjerë të minibusit. Aksidenti i rëndë ndodhi në aksin Elbasan-Bradashesh, ndërsa policia thotë se po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të përplasjes.

Këtë të diel në Shqipëri kanë humbur jetën edhe 3 persona të tjerë për shkak të aksidenteve rrugore./tvklan.al