Një person është gjetur i mbytur në lumin Osum në Berat mëngjesin e sotëm.

Trupi i pajetë është konstatuar nga kalimtarët, të cilët më pas kanë lajmëruar policinë.

Sipas informacioneve të ABC News, viktima është identifikuar si Nuri Jazi 50 vjeç.

Grupi hetimor i policisë ka nisur punën për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

/tvklan.al