Mediat malteze kanë bërë sot publik emrin e shqiptarit të dytë, i cili sëbashku me një tjetër akuzohen se qëndrojnë pas grabitjes së një argjendarie në Maltë.

Por jo vetëm kaq. Gjatë arrestimit, një prej tyre tentoi të vriste oficerët e policisë, por dështoi pasi arma nuk funksionoi.

Kështu,

MaltaToday

shkruan se 22 – vjeçari Daniel Muka doli këtë të shtunë para gjykatës ku u njoh me akuzat e ngritura ndaj tij.

I riu akuzohet për tentativë vrasje ndaj oficerëve të policisë, rezistencë më mënyrë të dhunshme gjatë arrestimit dhe kërcënim ndaj oficerëve.

22 – vjeçari akuzohet edhe për posedim kokaine e arme zjarri. Ai nuk i pranoi akuzat, megjithatë gjykata vendosi që ta lerë në arrest me burg.

Muka është një prej 2 shqiptarëve të arrestuar të enjten, pasi dyshimeve se janë të përfshirë në grabitjen me armë të një argjendarie që ndodhi javën e shkuar në Sliema.

Emri i shqiptarit tjetër nuk është bërë ende i ditur, megjithatë për ngjarjen ishte shpallur në kërkim 24 – vjeçari Ramazan Hysa.

/tvklan.al