

Emri/ Grabiti pronarin e një lokali, arrestohet shqiptari në Itali
Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për grabitjen e pronarit të një lokali në Itali. Ngjarja ka ndodhur mesnatën midis së premtes dhe së shtunës në Modica.
Në momentin kur pronari i lokalit po hynte në shtëpi, pas tij u shfaqën dy persona të maskuar dhe të armatosur me pistoletë e me thikë. Pasi e kishin ndjekur deri tek banesa, ata i vendosën atij thikën në fyt dhe e shtynë me forcë brenda apartamentit. Nën kërcënimin e armës, i morën 800 Euro dhe më pas u larguan në rrugicat e lagjes. Personi që ra pre e grabitjes lajmëroi policinë, e cila nisi menjëherë hetimet për të kapur dy të dyshuarit. [caption id="attachment_376884" align="aligncenter" width="432"]
/tvklan.al