Një grua shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Breshia të Italisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, teksa 38-vjeçarja shqiptare u përplas nga një automjet.

Mediat italiane raportojnë se viktima është Elvira Hoxha, nënë e 5 fëmijëve. Ajo ishte duke ecur në rrugë kur u përplas nga një makinë Ford Focus që ecte me shpejtësi. Pas goditjes, automjeti u largua nga vendngjarja duke lënë në rrugë gruan shqiptare. Dëshmitarë në vendngjarje njoftuan ambulancën. Fatkeqësisht, 38-vjeçarja ndërroi jetë sapo mbërriti në spital.

Policia italiane nisi kërkimet për gjetjen e makinës së përfshirë në aksident. Pas 3 orësh, automjeti që kishte aksidentuar për vdekje gruan shqiptare u gjet, ndërsa shoferi u arrestua. Ai është Eugenio Vaga 43 vjeç, banor i zonës ku ndodhi aksidenti. Atij iu bë testi i alkooli dhe i drogës, ndërsa akuzohet për vrasje në aksidentet rrugore.

/tvklan.al