Korçë- Një i ri është vënë në pranga nga policia e Kalimit Kufitar, pasi tentoi t’i ofronte ryshfet punonjësit të Policisë.

Misir Doko, 25 vjeç, banues në fshatin Vloçisht është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, për të kryer veprimet e regjistrimit. Gjatë kryerjes së procedurave në momentin kur punonjësi i policisë i ka kërkuar pasaportën, 25-vjeçari i ka dhënë pasaportën dhe një kartëmonedhë të prerjes 50 Euro, në brendësi të saj, me qëllim përshpejtimin dhe shmangien e  procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt tokës greke.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

/tvklan.al