Një person ka rënë në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ilir Balla, 47 vjeç, banues në Tiranë është arrestuar përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Arrestim i i tij është kryer ditën e enjte nga specilistët për hetimin e trafikut të paligjshëm pranë D.V.P. Tiranë.

Balla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Catanzaro/Itali, me vendimin penal nr.157/05 RMC të datës 02.11.2005, ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest me burg”, për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga Nenet 416, 600 të Kodit Penal Italian dhe Neni 3, 4 të Ligjit 75/58 mbi prostitucionin dhe heqjen e lirisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur

./tvklan.al