Një person është arrestuar nga policia e qytetit të Fierit, pasi ka kanosur me armë zjarri kushëririn e tij. Në pranga ka rënë Ardit Eduart Ruko, 43 vjeç, banues në Strum, Roskovec.

Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Strum, për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri pistoletë kushëririn e tij me inicialet G.R, 41 vjeç, banues në Strum. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 gëzhoja arme zjarri pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”./tvklan.al