Policia e Korçës ka arrestuar një 35-vjeçar të shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje të kryer në bashkëpunim.

Ai është Taulant Hysaj, ndaj të cilit Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg.

Më 26 gusht 2016, në fshatin Zëmblak të Maliqit 35-vjeçari kishte plagosur me mjete të forta një 40-vjeçar me iniciale K.H, në bashkëpunim me vëllanë e tij.

Pas ngjarjes, Hysaj ishte arratisur dhe procesi gjyqësor kishte vazhduar në mungesë të tij. /

tvklan.al