Itali – Një shqiptar është arrestuar nga karabinierët në qytetin e Taranto-s. Në pranga ka rënë Edson Fejzo, 32 vjeç, pasi në automjetin e tij Opel Meriva është gjetur 4 kilogramë heroinë.

Sipas mediave italiane shqiptari u përpoq t‘i shpëtonte kontrollit të policisë duke sulmuar automjetin e tyre dhe më pas ka ikur në këmbë. Vetëm disa minuta pasi u shpëtoi karabinierëve 32-vjeçari është arrestuar.

Droga ishte fshehur në pjesën e përparme të makinës dhe ishte ndarë në tetë pjesë. Nëse heroina do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 100 mijë Eurove.

/tvklan.al