Një shqiptar në Spanjë pranoi para Gjykatës se ai drejtonte një rrjet të trafikut të drogës në këtë shtet. Afrim Haxhijahja tha se grupi i tij ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Këtë e bënte në bashkëpunim edhe me një trafikant tjetër portugez, të cilin e kishte partner. Vítor Cardoso është i dënuar gjithashtu në Portugali për këtë vepër penale. Në Spanjë, Afrim Haxhijahja bashkëpunonte me Javier González Mosteiro për trafikun e heroinës. Të dy u arrestuan kur po transportonin 10 kg heroinë në Valencia. Bashkë me ta, në pranga ra edhe një tjetër shqiptar i quajtur Esmerald Laçi.

Ky i fundit pranoi para autoriteteve spanjolle se puna e tij ishte mbledhja e parave për dërgesat e drogës. Për trafikun e lëndëve narkotike,  të pandehurit pranuan se përdornin 4 makina të cilat ishin modifikuar me vende të posaçme për të fshehur lëndën narkotike. Ndërsa banesa ku ata qëndronin, ishte kthyer në një laborator droge. Prokuroria spanjolle ka kërkuar 60 vite burg në total për të gjithë anëtarët e këtij grupi kriminal.

/tvklan.al