Një këmbësor është përplasur për vdekje nga një automjet në Librazhd në zonën e quajtur “ish-Frigoriferi”.

ABC News raporton se viktima është identifikuar si Bilal Bajrami.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të identifikuar shkaqet e këtij aksidenti me pasojë vdekjen. /

tvklan.al