Itali-  Një aksident automobilisti i ka marrë jetën një të riu shqiptar në Livorno. Makina Fiat Punto me të cilën udhëtonte Klevis Luka, 22 vjeç është përplasur me një kamion të parkuar. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 5:00 dhe nga përplasja ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasagjeri.

Sipas mediave italiane, shqiptari, i cili drejtonte makinën ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Firences, por nuk ka mundur dot të shpëtojë. Ai ka ndërruar jetë mbrëmjen e së mërkurës.

Por familja e shqiptari edhe pse po përjeton një dhimbje të fortë, ka vendosur që organet e djalit të tyre ti dhurojë.

Mësohet se dy të rinjtë kanë qenë në një festë dhe ishin duke u kthyer për në banesën e tyre. Nga hetimet paraprake dyshoher se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e drejtuesit të makinës dhe lagështia në rrugë.

/tvklan.al