Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik që ndodhi në Itali mbrëmjen e djeshme rreth mesnatës pranë San Bonifacio, komunë në Verona.

Viktima është Jeton Shabani nga Tetova e Maqedonisë. Viktima po udhëtonte me një automjet “Volkswagen Polo” që drejtohej nga shoku i tij. Automjeti me të cilën udhëtonin dy persona, humbi kontrollin dhe u përplas me murin.

Përplasja rezultoi fatale për 26-vjeçarin nga Tetova, i cili nuk mundi të mbijetonte, ndërsa drejtuesi i mjetit mbeti i plagosur. Ndërkohë, policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur këtë ngjarje.

/tvklan.al