Një 55-vjeçar i dënuar në mungesë me 8 vite burg nga Gjykata e Apelit të Vlorës është arrestuar nga policia në Tiranë.
Eqerem Mehmetaj është dënuar më 16 Nëntor 2017 për veprën penale të mashtrimit të kryer në bashkëpunim.
Në vitin 2011, Prokuroria Fierit kishte nisur procedim penal ndaj tij, pasi kishte shitur të njëjtat apartamente më shumë se një herë tek persona të ndryshëm, duke i mashtruar kundrejt shumave monetare. /
tvklan.al