Policia e Fierit ka sekuestruar 70 mijë Euro dhe ka arrestuar poseduesin e shumës së parave. Ai është Antonio Bregu 35 vjeç, i cili u ndalua pasi drejtonte i dehur makinën “Range Rover”.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij, uniformat blu i gjetën edhe paratë, të cilat dyshohet se burojnë nga aktivitete të paligjshme.

Antonio Bregu ka qenë i dënuar më parë në Zvicër dhe në Itali për trafik droge. Para dy vitesh, ai ka dalë nga burgu në Zvicër. 35-vjeçari akuzohet për pastrim parash dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur. /

tvklan.al