Një 11-vjeçare është mbytur në liqenin e HEC-it Banjë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes dhe viktima është Andja Toçila, 11 vjeçe, banuese në fshatin Trashovic të Gramshit. Sipas policisë dyshohet se vajza ka rënë aksidentalisht në liqenin e Banjës.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe polumbarët, ku kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e  trupit të pajetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al