Një i ri është arrestuar nga policia pasi lëvizte i armatosur. Në pranga ka rënë Rei Vrapi nga Vlora, i cili u kap brenda një automjeti “BMW X5”. Policia thotë se kishte marrë informacione që 21-vjeçari kishte pistoletë me vete dhe menjëherë u vunë në ndjekje të tij.

Në orën 23:00 të së shtunës, ai u ndalua brenda automjetit së bashku me 3 persona të tjerë. Rei Vrapi ishte pasagjer në makinë dhe gjatë kontrollit fizik atij iu gjet pistoleta TT me 7 fishekë. 21-vjeçari u arrestua në flagrancë për armëmbajtje pa leje.

Ndërsa tre personat e tjerë që ishin në makinë me të, u shoqëruan në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe më pas u lanë të lirë. Policia sqaron gjithashtu se ky arrestim nuk ka lidhje me të shtënat me armë që ndodhën në një lokal nate në Dhërmi. 

/tvklan.al